Ballina Politika Ilir Demalia: Ja të përbashkëtat e hetimit të Sali Berishës me gjyqin...

Ilir Demalia: Ja të përbashkëtat e hetimit të Sali Berishës me gjyqin e Nexhmije Hoxhës për kafe, Altin Dumani duhet të japë dorëheqjen

86
0

Gjatë një interviste për “Dritare TV”, zoti Demalia u ndal fillimisht tek izolimi i Berishës, i cili ndonëse në arrest shtëpie” e ka kthyer këtë masë sigurie, për shkak se çdo ditë mban fjalime nga ballkoni. Ai tregoi të përbashkëtat e hetimit të Sali Berishës me gjyqin e Nexhmije Hoxhës për kafe, ndërsa thekson se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, po lejon ish-kryeministrin të shkelë masën e arrestit të shtëpisë. Po ashtu, Demalia thotë se Berisha e ka intimiduar SPAK-un. Sipas tij, Berisha nuk është në rregull nga ana psikologjike. Ndërkohë Demalia vë në dukje faktin se Berisha akuzohet për vrasje.

-Zoti Demalia, pse duhet që të jetë kaq prezent Berisha në media, e sheh si një mënyrë ku gjatë 33 viteve Berisha ka arritur që të instalojë në shtypin shqiptar një segment të tillë të rëndësishëm?

Ka qenë Berisha që krijoj këtë klimë politike, por është edhe vet media. Ne nuk kemi ndërtuar dot demokracinë dhe nuk kemi krijuar dot median e lirë, sepse media u krijua si u krijua PD, pra njerëzit që ishin në shërbim të regjimit. Ne i dimë si janë këta njerëz, ne e dimë se kush ishte Tritan Shehu. Po të kishte diçka që kishin një ide dhe një mendim ata formuan një parti me njerëz që nuk pinë një kafe me njëri-tjetri dhe nuk njiheshin. Po, a ka një media në botë sot që të merret me një njeri që del  në ballkon që për mua nuk është në rregull. Berisha nuk është në rregull nga ana psikologjike. Del në ballkon dhe bërtet. Më keq janë ata që janë poshtë ballkonit të Berishës, ata që e mbështesin, sepse njeriu ka një logjik. Mos të vijmë tek SPAK-un, sepse ai e ka bërë zhele Berisha. Është apo jo fajtor, unë e kam thënë. Për çështjen e ish-klubit të Partizanit ai është si te gjyqi i kafeve të Nexhmijes. Këta thonë ai është lider i opozitës, po para ligjit duhet që të jemi të barabartë. Ai duhet të gjykohet për shumë gjëra. Berisha akuzohet për vrasje. Kjo media në një situatë të tillë pse s’ po merret me qeverinë dhe Ramën me korrupsionin, po këta thonë e ka bërë Berisha po e ka bërë dhe Rama, gjykohet Berisha këta thonë edhe Rama është për gjykim. Nuk është zgjidhje kjo që ka bërë ky, po ka bërë dhe ai, atëherë le të bëjmë të gjithë. Duhet të na vij trup se kush e ka drejtuar këtë shtet dhe për këta që na kanë drejtuar këto 30 vite.  Nuk mundesh ti që të sfidosh sistemin e drejtësisë. Këta thonë është i pafajshëm drejtësia, pse kush janë këta që thonë është apo s’është i pafajshëm.

-Ndodh në Amerikë që përkrahësit e Donald Trump të dalin në televizione dhe të thonë se ai është i pafajshëm?

Dalin e përkrahin, por avokati i Berishës flet politikisht thonë unë do ta liroj, ju jap fjalën këtë dhe atë, ai duhet që të bëjë mbrojtjen nga ana juridike. Edhe Trumpit i tha gjykatësi në gjyq mbylle gojën nuk je në politik dhe ai nuk foli më. Ne nuk e kemi kulturën e shtetit, pavarsisht a ka defekte ky shtet, ka sa të duash. Kjo që po ndodh tani me SPAK Berisha po e injoron SPAK-un, ndërsa SPAK-u rri e dëgjon. Ai e ka thyer ligjin. A është i drejtë ai ligj, a ka të drejtë a jo SPAK-u, fitohet nëpërmjet shkallëve të drejtësisë. Ka dhënë një urdhër SPAK-u? Zbatoje. Ndërsa Berisha del çdo natë në ballkon, nuk e zbaton vendimin. Berisha është duke intimiduar drejtësinë, ai e ka bërë zhele SPAK-un . Nuk e zbatoi urdhrin e parë, as të dytin. Ku do shkojë më? Nuk e arreston dot Berishën, SPAK-u? Atëherë ta çojë në spital. Ose nxirreni nga shtëpia, të shkojë në parlament. Të dalë në deklaratë SPAK-u, të thotë nuk kemi fuqi ndaj Berishës dhe Dumani të japë dorëheqjen pastaj dhe kaq. Të paktën ta dimë që nuk gënjehen njerëzit kot. Nuk ka vend në botë, që nuk i bindesh dot vendimit të gjykatës.

-Nëse çdo i burgosur do të bënte kështu atëherë do të kishim një anarki totale?

Nuk ka vend në botë që një person nuk i bindet një urdhër të gjykatës. Unë kam qenë pesimist për SPAK-un po me këtë që po ndodh jam edhe më tepër. A i ka dhënë një urdhër që ai s’duhet të komunikoj me asnjë? Ose hiqe këtë dhe thuaj bëjë ca të duash komuniko me kë do ose jo kështu. Ai ka ngel me fut edhe studion televizive brenda shtëpisë. Është dhunë psikike që i bëhet publikut, merre fjalimin e parë dhe të fundit dhe do shihet se nuk ka asnjë ndryshim. Po fajin e ka shteti, ligji, SPAK ta lërë të lirë dhe të dal të bëjë mitingje dhe të mblidhet në Bulevard. Ai thonë unë kam dhënë prona, ca prona ka dhënë ai, ai është gënjeshtar. Nuk ka publik dhe gazetari sepse kur vjen Berisha në studio duhet t’ia numërosh të gjitha 1, 2, 3, 4, 5, po ai i merr para të gjithë dhe si lë pa fol gazetarët.

-Po të shohësh këtë situatë e sheh sa e pamundur ka qenë për Bashën që ta përjashtonte nga partia Berisha?

Baba u bë lider me emërim dhe është njeri që hesht. Nuk është për këtë punë, kur do ta bëjë. PD po ndahet ishte një po bëhet 2, 3, 4 e me radhë. Edhe Foltorja do rrudhet janë 20 vet do pakësohen pastaj do ngel ai vetëm. Ne nuk kemi bërë rrëzime, demokracia është kulturë dhe kjo është kultura jonë. Edhe në botë ka probleme ama ringrihen, kurse ne kemi vetëm përmbysje dhe ringritje të shtetit më keq se ia që rrëzuam. Tani nuk ka as alternativa dhe as doktrina. Në media lajmet që qarkullojnë janë Berisha doli në ballkon, Rama mbledh qeverinë.

-Rama bëri një ministri të re pak ditë më parë Kultura, Inovacioni dhe Ekonomia dhe vuri në krye Blendi Gonxhen dhe në vend që të merreshin emisionet që të merreshin se ca  ka bërë ministria e Kulturës që erdhi dhe iku dhe kjo nuk është bërë, por merren vetëm me Berishën?

Edhe pse Blendi ka qenë publik a ka këllqe ai të mbaj gjithë këto ministri, mirë për ekonominë, po për kulturën a ka? Ne flasim për përmbysje të regjimit dhe shkrimet që janë bërë edhe më parë thonë shteti duhet të ketë kujdes për kulturën, po shteti ka politikat, po shteti s’të jep lekë që të bësh ti filma. Shteti nuk jep lekë për artin, as për sportin. Ne jemi komb i vogël, por ne e heqim veten sikur kontrollojmë botën. Je shkrimtar bëjë libër dil dhe shite në treg, je piktor bëjë piktura dhe dil dhe shiti në treg, jo të jap unë ty lekë që të dalësh dhe të pikturosh. Prandaj janë abuzimet me fondet, shteti është për shërbim publik dhe për asgjë tjetër, kjo lloj konkurrence e rrit artin jo të paguaj unë ty. Dhe prandaj njerëzit ikin. Si kanë bllokuar rrugën në politik ashtu kanë bllokuar edhe rrugën në art.

-Berisha ka shumë vite në politikë dhe flet me një gjuhë që ka folur edhe para 30 vite më parë?

I ka kryer të gjitha funksionet. Në të gjithë botën ikin largohen. Iku Obama ishte fari i ri edhe Clinton mund të vazhdonin në politik.

-Si e sheh qeverisjen e Ramën?

E para nuk ka të dhëna dhe nuk ka analiza që të jenë të paanshme. Ne kemi dy krah në media, Berisha thotë median e ka kap Rama, po atë e ke 24 orë në media. I bie e ka kap ky median jo Rama. Edhe këta të familjes qenkan të pamëshirshëm e lënë që të dal për ditë aty në dritare se do na marr edhe ndonjë bronkopneunomi. Edhe Ramës i intereson kjo rrini merruni me Berishën ju. Parlamenti nuk funksionon fare, kalon buxheti për 3 minuta, kurse këtu bllokohet senati. Këtu zyrat e shtetit janë të thjeshta, hap zyrat në Shqipëri luks, si në Dubai, si ata sheikët që janë në Dubai janë bërë edhe këta.

-Ka dal pak ditë më parë vendimi i GJKKO, ndërsa Berisha del dhe flet prapë?

Ai vendim është qesharak. Dumani mos dal dhe të flas se ka shkelur ligjin. Gjykatësi nuk duhet që të ketë vesh që të dëgjoj, por duhet që të ketë vetëm ligjin, interpretimin e ligjit. Ky shkel urdhër pas urdhri, po të dal të jap dorëheqjen të thotë se zbatoj dot ligjin, Berisha të dal të bëjë talla. Të paktën të mos gënjejnë duke thënë po bëjmë drejtësi.

-Rama ka thënë garën e kam me veten dhe mesa duket kjo lloj  opozite nuk e shqetëson fare Ramën?

Ai e ka të garantuar fitore, por duhet të jetë më transparentë për atë që i ka ndodhur qeverisë së tij, sepse shumicën ai e ka të gjithë në burg. Rama thotë i kanë bërë pas krahëve, mirë po ti mbaj përgjegjësi. Pse se bënë ai këtë, sepse nuk ka opozitë. Ku nuk ke kërkese llogari dhe presion atëherë e ka fushën e hapur. Unë dua të votoj kundër Ramën, më thuaj për këtë shkoj të votoj. Dhe numri i atyre që nuk votojnë po rritet gjithmonë edhe më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu