Ballina Slider Interi nis lëvizjen për Armando Brojën, Chelsea vendos çmimin e sulmuesit! West...

Interi nis lëvizjen për Armando Brojën, Chelsea vendos çmimin e sulmuesit! West Ham rivalizon zikaltërit

79
0

Armando Broja është dëshirë e shumë skuadrave në Europë. Në orët e fundit “Footbal London” bën me dije se Chelsea nuk futet në negociata pa 35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin 22-vjeçar.

Broja është produkt i Bluve dhe ka kontratë deri në verën e 2028 me Chelsean, teksa veç West Ham edhe Inter është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe.

InterNews” bën me dije se Interi është duke larguar Sanchez dhe objektiv për sulmin janë Armando Broja dhe Anthony Martial. Për Brojën, Interi është duke lëvizur vetëm në drejtim të një huazimi, pasi nuk do mundnin të paguanin këtë shumë, për më tepër që Broja është i vetmi sulmues që Pochettino ka në dispozicion.

Të paktën për janarin Broja pritet të ketë minuta edhe pas dëmtimit të Nkunku dhe aktivizimit të Jackson me Senegalin në Kupën e Afrikës. Fakt është se Armando Broja vijon të ketë shumë fansa në Evropë dhe Chelsea kërkon 35 milionë euro për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu