Ballina Opinion Kujtes se si Berisha është limonë i shtrydhur

Kujtes se si Berisha është limonë i shtrydhur

55
0

Nga Vladimir Shyti

Të bësh diçka të brendme për popullin tënd,do të thotë,që ato mund  të jenë provuar nga secili lider. Por Berisha nuk i mori të gjithë udhëzimet siç duhej nga Tepullarët: ai donte të dinte se ç,ishte ajo e Mirë,drejt së cilës ai do të drejtonte. U përpoq në mënyrë të përtrirë,duke i,a përshtatur ato leksione traditës shqiptare dhe,me shumë përqasje të ndryshme pa u thelluar në koncept dhe pa kuptuar drejt,se kujt po i shërbente, Atyre apo vendit të tij?

Dikush mund të pyes; Sa makina të kuqe vështruat në rrugën që ti përshkove duke vajtur në punë? Jam i bindur që gjithsekush do të ngrinte supet, por në qoftëse do të shpërblehishit, a do mund të jepni një përgjigje të saktë? Sigurisht që por, çdo gjë që ndodh, kryeson vetëm fitimi. Kështu dhe lideri ynë para tre dekadash veproi në mënyrën e përshtatjes së vendit të tij.Berisha paraqitet si modeli kapitalist.Ai mbahej si një njeri i veçantë, paçka se vinte nga një epokë të egër komuniste,mund të jepte arsye në tërësinë e pyetjeve që vinin nga populli i paditur për ofertën kapitaliste. Për të”, të silleshe mirë” ishte motivi për të ecur para.Historianët e shoqërisë flasin për këtë proces,duke harruar ndodhinë e pandalshme ,kur shoqëria bëhet shumë e ndërlikuar, kur rregullat e jetës, të dala nga tradita,nuk mjaftojnë dhe nuk veprojnë më.

Lideri në urdhër vinte në dukje se asnjeri nuk mund të ishte i lumtur,nëse nuk vepronte në përputhje me vlerat themelore të bashkësisë.Por,çdo gjë mbeti vetëm në mendjen e tij, vendi kaloi në shkatrrimin total, ndërsa ai ruante autoritetin,duke kritikuar udhëheqsit komunist, gjithashtu dhe aleatët në Apologjinë e tij.Misionari Berisha kapërcen më tutje nga udhëzimet që merrte herë,pas here nga militantë të sunduesëve. Limoni sa vinte e shtrydhej derisa kapitalizmi u vendos, por,jo si në vendet e Europës lindore, ku u eleminuan drejtuesit e regjimit në fuqi dhe, si pasojë solli një demokraci të pastër me koceptin e së Mirës.

Ndërsa misionari ynë u bë palë me ish-diktatorët.Ai u mundua të nderojë traditën dhe të provonte vazhdimisht për të vertetuar,që ajo të mbetet e vlefshme dhe të mos falsifikohet për interesa egoiste e matrejale. Por,komunitet u rebeluan deri pranë luftës civile. U deshën përsëri ndërhyrje të fuqishme nga jashtë,që të vendosej rregull, duke marë shumë jetë njerzish. Ndërsa kalorsi ynë,që ende nuk po i zbret kalit,përfitoi nga ky kaos të përparonte në egon e tij kapitaliste, sidoqoftë pa e kuptuar ende regjimin që kërkonte të vendoste në vend. Vetëdija e re e vetvetes, karakteristikë e njëriut të rilindjes, u shtri deri në folen e shqiponjës majë malesh,ku dhe shkaktoi rrëmujat social-politike.Dhe,në këtë përmbysje të gjëndjes ishte i pranishëm kalorsi i përjetshëm, burri shtetit. Dhe kur u rrëzua nga pushteti,aleatët bën sikur e braktisën,sigurisht me urdhër nga lart.

Tjetër kalorës mer pushtetin.Edvin Rama në bashkpunim me aleatët dhe këshilltarë Tonin Bleer,u jep poste dhe ofiqe bashkudhëtarëve politik, i cili do të ndiqte rrugën e të parit,por me një tjetër model në filozofinë politike,një antagonist me prirjen;përça e sundo. Tashmë kalorsit të”përvuajtur”,komikut të madh zotit Berisha dëshmonë për një rrezik që i kanoset opozitës, paçka se është në fundin e komedisë.Por si aktor shëmbullor,po mundohet të gjejë strofkullën e ngrohtë duke iu lutur Tepullit të shenjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu