Ballina Kronika Nga Tirana në Vlorë me pistoletë në makinë, një tjetër e mbante...

Nga Tirana në Vlorë me pistoletë në makinë, një tjetër e mbante në banesë! Dy të arrestuar nga RENEA

91
0

Njëri lëvizte me pistoletë në makinë ndërsa tjetri e mbante në shtëpi. Policia e Vlorës ka goditur dy rsate të armëmbajtjes pa leje ndërsa ka arrestuar poseduesit e tyre Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj.

Prej ditësh Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh për të ndaluar personat në kërkim po dhe sekuestruar armë apo sende të tjera pa vlerë.

Të arrestuar janë

Armandi Beqiraj, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

Sino Llanaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.  Këtij të fundit pistoleta iu gjet në kroskot e mbuluar me qese plasmasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu