Ballina Politika Deputetja e PD shpërthen ashpër: SPAK të hetojë skemën si shkonin paratë...

Deputetja e PD shpërthen ashpër: SPAK të hetojë skemën si shkonin paratë te kompanitë private të lidhura me zyrtarë të Bashkisë Tiranë

65
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë në një deklaratë për mediat, ku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skemën e inceneratorit të Tiranës, dhe se si shkonin paratë te kompanive private.

Sipas Zhupës, marrëdhënia tjetër që tregon qartë lidhjen e inceneratorit me bashkinë, është kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i inceneratorit për Policinë Bashkiake.

Ajo shton se në asnjë pikë të marreveshjes inceneratori i Tiranës nuk kishte këto detyrime por as nuk kishte lidhje me makina me huapërdorje.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Marrëdhënia midis inceneratorit të Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë siç është denoncuar ditë pas ditë me fakte dhe prova nga Partia Demokratike nuk ka qenë thjesht edhe vetëm e lidhur me incenerimin e mbetjeve që nuk ndodhi kurrë. Por një marrëdhënie gatishmërie për interesat e Bashkisë Tiranë, aq shumë sa mund të dukej si drejtori varësie që plotësonte nevojat e kryetarit të Bashkisë Veliaj sesa si marrëdhënie koncensionare institucionale.

Marrëdhënia tjetër ku del qartë lidhja incenerator – bashki Tiranë, është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake.

Në asnjë pikë të marrëveshjes inceneratori i Tiranës nuk kishte këto detyrime por as nuk kishte lidhje me makina me huapërdorje.

Ketë e shpjegon edhe fakti se vetë Integrated BV nuk i zotëronte këto makina që i ka dhënë në përdorim bashkisë por është detyruar të lidh një marrëveshje tjetër me për ti marr me qera këto makina nga një kompani private për t’ja dhënë më pas Bashkisë së Tiranës. Kompania private që janë marr disa nga makinat me qira nga inceneratori, ështe Albarent, kompani në pronësi të ministrit të bërë gati për ekonominë Blendi Gonxhe dhe administrim në atë kohë të bashkëshortes të tij.

Kjo marrëdhënie duhet hetohet nga SPAK për të gjetur përgjigjen për disa pyetje shumë të thjeshta:

1- Në cilën pikë të kontratën kishte këtë shërbim inceneratori i Tiranës me Bashkinë Tiranë?

2- Kush e vendosi në Bashkinë Tiranë që ti drejtoheshit këtë koncensionari për një shërbim që nuk kishte lidhje?

3- A kryente punë të tjera për Bashkinë Tiranë, inceneratori i Tiranës dhe jashtë kontratës dhe cilët funksionarë ja kërkonin dhe me cilin vendim të Bashkisë Tiranë?

4- Paratë publike shkonin te inceneratori pa bërë incenerim dhe më pas shkonin te firmat të lidhura me ish zyrtar te bashkisë Tirane, aktualisht minister i qeverisë, a ishte kjo një skemë për të përfituar nga paratë publike në xhepat e zyrtarëve?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu