Ballina Politika Mohimi i shpërblimit ndaj Luzia Gegës, reagon ashpër PD: Akti i neveritshëm...

Mohimi i shpërblimit ndaj Luzia Gegës, reagon ashpër PD: Akti i neveritshëm i narko-qeverisë

85
0

Atletja Luiza Gega përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se nuk kishte marrë nga ministria e Arsimit dhe Sporteve një shpërblim që e meritonte për një aktivitet të kryer prej saj. Për këtë ajo tha se nuk do ta linte me kaq, sepse ka sakrifikuar shumë dhe pa ndihmën e askujt dhe për këtë do ta çojë çështjen deri në fund.

Menjëherë pas deklartës së saj ka reaguar ashpër Partia Demokratike (Rithemelimi), përmes një deklarate për shtyp. PD shprehet se kjo është një akti i neveritshëm i narko-qeverisë. Gjithashtu mos dhënia e shpërblimit ndaj atletes kampione Evrope është një akti amoral i kësaj qeverie që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

PD kërkon që ky diskriminim banditesk të marrë fund menjëherë.

NJOFTIM PËR SHTYP

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë. banditesk të marr fund menjëherë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu