Napoli triumfoi në “frymën e fundit” me shifrat 2-1, në takimin ndaj Salernitanës në shtëpi, në ndeshjen që shkoi për llogari të Serie A. Me këtë rezultat, kampionët e Italisë renditen në vendin e gjashtë, shumë larg pritshmërive. Ky sukses rrit optimizmin, pasi fitorja për skuadrën e Mazzarrit mungonte prej 3 javësh. Në krahun tjetër, ekipi i Inzaghit po kalon sezon kompleks, vendi i fundit në tabelë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të nga një eurogol i Candrevas. Vendasit u kundërpërgjigjën me Politanon në fundin e pjesës së parë, ndërsa për përmbysjen e madhe mendoi Amir Rrahmani në të 90-tën.
Serie A ka në program për sot edhe dy ndeshje të tjera. Verona pret Empolin në shtëpi, ndërsa në mbrëmje Interi luan ndaj Monzas në Brianteo (Monza).