Ballina Aktualitet Rama reagon për mbërritjen e helikopterëve ‘Black Hawk’: Investim shumë i rëndësishëm,...

Rama reagon për mbërritjen e helikopterëve ‘Black Hawk’: Investim shumë i rëndësishëm, ndikon në modernizimin e forcave ajrore

214
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mbërritjen e helikopterëve të parë ‘Black Hawk’ në Shqipëri, duke e konsideruar si një investim shumë të rëndësishëm për vendin.

Ai shkruan se ky investim në bashkëpunim me SHBA ndikon në modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë duke pasur prioritet mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”- shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu