Ballina Europë Rusia bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit francez në Kiev

Rusia bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit francez në Kiev

87
0

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e siguroi Kievin gjatë një vizite befasuese të shtunën se Ukraina mund të llogarisë në mbështetje nga Franca, pas ndryshimit të kabinetit qeveritar francez javën e kaluar.

Sejourne tha se Ukraina do të mbetet prioritet i Francës, derisa Moska i sulmoi rajonet ukrainase me raketa dhe dronë të shtunën.

“Ukraina është dhe mbetet prioritet i Francës. Në Ukrainë po ndodh mbrojtja e parimeve thelbësore të ligjit ndërkombëtar”, tha Sejourne në një konferencë për media në Kiev përkrah homologut të vet ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se Rusia po shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen, duke shtuar se “vendosmëria jonë është e paluhatshme, ne nuk do të dobësohemi”.

Kuleba e falënderoi Sejournen për vizitën në Kiev “pavarësisht bombardimeve të mëdha të radhës nga Rusia. I jam mirënjohës atij për guximin, që nuk kthye mbrapsht”.

Sejourne mbërriti në kryeqytetin ukrainas pak orë pasi Rusia filloi t’i sulmoi rajonet e saj jugore dhe lindore me raketa dhe dronë.

Ukraina po e ka të vështirë të sigurojë të holla nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për luftën e vet kundër pushtuesit rus, me këtë të fundit që po ballafaqohet me kundërshtime nga anëtarja e vet, Hungaria.

Ministria e Jashtme e Francës e postoi një fotografi të Sejourne dhe shkroi se ai “mbërriti në Kiev për vizitën e tij në terren, në mënyrë që ta vazhdojë aksionin diplomatik të Francs atje dhe ta ritheksojë përkushtimi e Francës ndaj aleatëve dhe popullsive civile”.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Rusia i shkrepi 40 raketa dhe dronë në drejtim të territorit ukrainas.

Sipas tij, mbrojtja ajrore i zmbrapsi tetë sulme, ndërsa 20 të tjera nuk e goditën cakun.

Raportohet se cak i sulmeve ruse ishin rajonet Harkiv, Luhansk dhe Donjeck.

Në disa rajone të Ukrainës u lëshuan sirena për të paralajmëruar për sulme ajrore./ REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu