Ballina Aktualitet Tifozët e Chicago Bulls prishin ceremoninë në kujtim të ekipit të madh

Tifozët e Chicago Bulls prishin ceremoninë në kujtim të ekipit të madh

86
0

Ajo epokë padyshim që e meriton t’i heqësh kapelen. Nëse dikur Mbreti I Francës, Henri IV deklaroi se Parisi ia vlente një meshë, edhe Chicago Bulls gjykoi se skuadra e madhe e Michael Jordan ia vlente një ceremoni madhështore përkujtimi.

Gjithçka ishte e mrekullueshme në Arenën “United Center”, me emrat madhështorë që parakaluan, mes të cilëve edhe trajneri i shkëlqyer, Phil Jackson, njeriu që drejtoi ekipin në 6 tituj kampion në NBA.

Megjithatë, u desh një emër që festës t’i vihej një njollë. Në momentin kur spikeri përmendi ish-menaxherin e përgjithshëm të asaj Chicago-je, Jerry Krause, një pjesë e tifozëve vërshëllyen të pakënaqur. Kjo e preku shumë Telmën gruan e të ndjerit drejtues ekzekutiv që u shua në 2017. Gruaja nuk po u besonte veshëve, dhe u desh të ngushëllohej.

Krause ka famë jo edhe aq të mirë tek një pjesë e tifozëve, të cilët e bëjnë atë fajtor për largimin e lojtarëve në 1998 si Jordan apo Pippen dhe të trajnerit Jackson.

Ish-organizatori i atij ekipi, sot trajner i Golden State, Stiv Kerr, i kritikoi ashpër tifozët.

“Unë nuk I dëgjova sepse isha në dhomën e zhveshjes, por dikush më tha se çfarë ndodhi. Ishte e turpshme, vërtet e turpshme. Unë nuk arrij ta besoj. Jam shumë i tronditur dhe i mërzitur për vetë njeriun e madh, për familjen e tij. Ne e dimë se cilët janë ata tifozë. E duan apo nuk e duan Jerry-n, bien apo jo dakord me të, ai ishte arkitekti i skuadrës së madhe që fitoi 6 tituj dhe ne ishim këtu për të festuar, për të ndjerë dashurinë dhe ngrohtësinë që ajo skuadër i dha qytetit”.

Ceremonia megjithatë nuk do të ishte e plotë, edhe nëse nuk do të ishte vërshëllyer Krause.

Legjendat Michael Jordan e Scotty Pippen nuk ishin të pranishme, duke deklaruar se patën impenjime të tjera, ndërsa kapiteni me numrin 23, i cilësuar si më i miri basketbollist i të gjitha kohëve, përshëndeti në një lidhje videofonike nga larg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu