Ballina Editorial Lulzim Basha dhe politika e tërheqjes elastike

Lulzim Basha dhe politika e tërheqjes elastike

95
0

Unë si demokrat që edhe  vëzhgoj nga afër zhvillimet politike në tërësi, argumentimin e këtij titulli shkrimi mundohem që ta justifikoj duke i ftuar në debat të gjithë ata që mashtrojnë, intrigojnë dhe që helmojnë opinionin  me të pavërteta dhe që janë kundër asaj   se cfarë flet dhe që kërkon realiteti.

Po lexoj edhe disa opinione të analistëve dhe të demokratëve të cilët po thonë se Basha u rikthye dhe se ndryshimi ka filluar tani.Këta të cilët i thonë këto po  gabojnë, ose nuk kanë informacione të së shkuarës, ose janë të vonuar apo duan të pretendojnë sikur zbuluan  dicka të re. Ndryshimet në PD kanë filluar shumë më heret, pavarësisht se Basha ishte nën presion dhe nën vigjilimin e rreptë prej Berishës dhe prej berishistëve për të mos devijuar nga berishizmi dhe e vjetra.

Ndryshimi në PD ka filluar para më shumë se dy viteve dhe sidomos që kur Kryetari i PD-së z. Basha e përjashtoi Berishën  nga grupi parlamentar i PD-së menjëherë pas shpalljes non grata nga SHBA të ishkryetarit të PD-së dhe ishkryeministrin Berisha.

Basha e ndërmori këtë vendim për interesa të demokratëve, të Partisë Demokratike dhe të  Shqipërisë për t’u ndarë nga tranzicioni, për të mbështetur reformën në drejtësi dhe SPAK-un dhe për të fituar mbështetjen amerikane për rrëzimin demokratik të regjimit  të superkorrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.Mirëpo kjo nuk u kuptua në kohë nga shumica e demokratëve edhe pse aleati i madh i shqiptarëve,  SHBA-të flisnin dhe deklaroheshin në mbështetje të Lulzim Bashës.

Pse politika e Bashës  është elastike.

Përballë këtij realiti të zymtë politik Basha përdori politikën e durimit, tolerancës edhe pse ne dukje dukej se ai ishte tërhequr. Kjo më shumë vlerësoj se ishe një taktikë për t’i lënë kohë që opinion të ndryshojë dhe të bindet se e vërteta ishte me Bashën. Basha u tërhoq por jo se u largua, u tërhoq me qëllim që të mos përcaheshin, me qëllim që të mos përplaseshin e të konfliktoheshin demoktatët mes vete, sepse Basha   e pa se cfarë bëri urrejtja dhe  verbëria e kryefoltoristit dhe mbështetësit e tij me sulmin e dhunshëm për pushtimin e Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.

Basha dhe Partia  Demokratike në këto dy vite ka qenë nën presion të madh jo vetëm nga Foltorja por nga e gjithë politika e vjetër, nga të gjitha mediat dhe nga korrupsioni gjithinstitucional, oligarkik  e shoqëror, aq  sa po mos të ishte Basha  dhe disa bashpëpuntorë të tij si Alibeaj, Bejko, Hasa, Gjana, Pampuri, Karabina dhe të tjerë, rrezikohej që sot të mos kishte Parti Demokratike.

Përballë këtij realiteti të rëndë mendoj se Basha me të drejtë përdori atë që unë po e quaj si politikë e tërheqjes elastike, që do të thotë me pak fjalë se Basha përdori atë që në dukje dukej si tërheqje, por që në fakt Basha  bëri sikur u tërhoq që t’ia lejë të drejtën e të folurit dhe të veprimit kohës, drejtësisë, ShBA-ve dhe SPAK-ut.

Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD-së erdhi kur i gjithë llumi politiko-mediatik dhe oligarkik komplotoi kundër tij. Pavarësisht    tërheqjes në dukje,  Basha ishte prezent në strukturat e PD-së dhe me demokratët e vërtetë dhe ishte prezent  edhe në evente dhe në takime ndërkombëtare  dhe me personalitete të larta të politikës demokratike perendimore. Gjatë periudhës një vjecare kur Basha nuk ishte kryetar i PD-së, në Partinë Demokratike u ekspozua edhe  një linjë politike e drejtuar nga Gaz Bardhi me kompani, objektivi i së cilës ishte kundër Bashës, ishte një linjë antiSPAK dhe antiPD me qëllimin  final,   atë të dorëzimit të PD-së  te non grata dhe te Foltorja.

Atëhere Basha me mbështetjen e elitës së re politike të PD-së dhe me kërkesën e antarësisë së PD-së institucionale,  organizuan dhe  mbajtën  zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike gjë e cila në fakt ishte gjëja më e duhur për ta shpëtuar Partinë Demokratike nga asgjësimi. Ky është një veprim që verteton politikën e elasticitetit, atë që në dukje dukej si tërheqje e Bashës, e që kaloi pastaj në sulm kundër komploteve , hipokrizive, intrigave e kurtheve të politikës së vjetër për asgjësimin e PD-së.

Më pas u mbajt Kuvëndi Kombëtar dhe u zgjodh Këshili Kombëtar dhe Kryesia e re e Partisë Demokratie.

Politika e tërheqjes elastike të Bashës ishte më shumë edhe si një taktikë politike, e taktikës së lënies së lirë të përplasjeve  ndërmjet korrupsionit të Foltores me korrupsionin e rilindjes socialiste, pra e përplasjeve dhe e diskreditimit të non gratave mes tyre.Basha  dhe politika e tërheqjes elastike mundësoi diskreditimin publik e  juridik  të politikës së vjetër gjë e cila ftonte dhe kërkonte nevojën për alternativën e re të PD-së dhe të Bashës, dhe dalja publike e tij, sidomos e këtyre ditëve të fundit  është mirëpritur publikisht  tej cdo parashikueshmërie. Dhe kjo verteton atë se tashnë është rritur edhe besimi, shpresa e ndërgjesimi për besimin se ndryshimi është  te Basha dhe PD-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu