Një moment i sikletshëm i një ushtari rus u kap në kamera gjatë kohës kur po ruante pozicionin e tij në vijën e frontit të luftimeve.
Sipas pamjeve të publikuara në internet, ushtari rus u gjend në një situatë të vështirë në llogore kur po i afrohej një dron kamikaz i Ukrainës.
Nga situata e vështirë, ushtari rus nuk dinte se çfarë të bënte fillimisht dhe u mundua ta luftonte dronin e Ukrainës me lopatë.
Megjithatë, ky sfidim i kushtoi rëndë pasi droni kamikaz i Ukrainës e sulmoi me shpejtësi dhe shpërtheu në pozicionin e tij.
Përpara se pajisja fluturuese t’i vinte nga mbrapa, ushtari rus u mundua të fshihej në llogore, por pa sukses.