Ballina Kronika I shumëkërkuari i policisë/ Mik i Ervis Martinajt, kush është Esmeraldo që...

I shumëkërkuari i policisë/ Mik i Ervis Martinajt, kush është Esmeraldo që i shpëton prangave?

90
0

Disa dhjetëra forca policore të Shkodrës të mbështetura nga ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e vëllait të të shumëkërkuarit, Eljo Hato. Ky i fundit njihet si mik i të zhdukurit Ervis Martinaj dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Kërkimet në banesë rezultuan të pasuksesshme, ndërsa policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë aksion. Sakaq, vëllai i Eljonit, Elkier Hato ka akuzuar forcat e policisë që kanë qenë të dhunshëm gjatë aksionit të kërkimit, duke i vrarë një qen dhe plagosur qenin tjetër.

Në këtë banesë policia ka ushtruar kontrolle edhe herë të tjera, por pa mundur dot të kapë të shumëkërkuarin Eljon Hato.

Po kush është Eljo Hato?

Eljo Hato 34 vjeçar (skeda)do të përfshihej për herë të parë në skedarët e policisë që në vitin 2014 kur pas një konflikti banal në Shkodër ai vrau një bashkëmoshatar shok të tij dhe plagosi një tjetër. Por rrezikshmëria e të riut shkodran i njohur nga miqtë dhe me emrin Esmeraldo nuk përfundoi vetëm me vrasjen e shokut të tij Indrit Hylli dhe plagosjen e Jetmir Mollës.

Ai u arrestua në vitin 2015në Laç ndërsa në burgun e Shën Kollit dyshohet se porositi një tjetër vrasje nga brenda qelisë. Bëhet fjalë për porosinë për të eliminuar mjekun radiolog të spitalit të Shkodrës Agron Terolli. Fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia e Shkodrës pasi arrestoi 21-vjeçarin që do të kryente krimin.

Pas marrjes në pyetje të të arrestuarit u mësua se djali i mjekut  kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht. Hato dhe djali i mjekut e kryenin dënimin në të njëjtin burg ndërsa për policinë ngjarja mbeti thjesht nën dyshimin e hakmarrjes.

Pas tre vitesh burg Hato u lirua në rrethana të paqarta ndërsa në verën e vitit 2018 u përfshi në konfliktin me armë në lokalin në zonën e ish bllokut në Tiranë ku mbeti dhe i plagosur. Tre vite pas ngjarjes u shpall sërish në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një atentat të organizuar për vrasjen e Taulant Pepaj. Atentati fatmirësisht dështoi dhe shënjestra i shpëtoi plumbave.

A2 CNN publikoi dhe videon e kësaj ngjarjeje në shkurtin e vitit 2021 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës. Në video duket që marrin pjesë tre persona dhe që qëllojnë në drejtim të automjetit të Pepajt edhe ky një person i skeduar nga policia e Shkodrës për plagosje.

Fillimisht sipas policisë është Eljo Hato që i afrohet automjetit të Taulant Pepës dhe tenton t’i hapë derën e shoferit me pistoletë në dorë por pa mundur, pasi makina është në lëvizje. Pas tij vjen dhe Sehar Xhenje e pasi makina e Pepës largohet të dy qëllojnë në drejtim të saj.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, nuk ngriti akuzë për dy të dyshuarit e policisë Eljo Hato dhe Sehar Xhenje pasi sipas akuzës ata nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Gjykata e Shkodrës shpalli fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen për “Mbajtje pa leje të armëve”, i cili u dënua vetëm 3 vite e 8 muaj burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu