Hidrocentralet private prodhuan 40% të energjisë elektrike në vitin 2023. Të dhënat tregojnë se në një dekadë, prodhimi nga shoqëritë koncesionare është rritur 10%.
Hidrocentralet private prodhuan 40% të sasisë totale të energjisë elektrike gjatë vitit 2023.
Matjet dalin nga raportimet e shoqërive koncesionare dhe të dhënat zyrtare të 10-mujorit nga Enti Rregullator i Energjisë.
Referuar sasisë totale të energjisë së prodhuar deri në këtë periudhe, viti 2023 rezulton në nivele më të mira hidrike se viti 2022, duke i dhënë kështu mundësinë shoqërive koncesionare private të kenë një prodhim më të qëndrueshëm dhe të ardhura më të larta, të cilat u përmirësuan edhe nga çmimi i rritur i shitjes së energjisë në 10 lek/Kë.
Ngritja e TEC-eve private mori hov në vitet 2009-2013, nga një program që synonte ndërtimin e veprave hidrike duke mundësuar rritje të prodhimit të energjisë në vend.
Projektet janë shoqëruar në dy dekada me debate të mbi eficensën e kontraktimeve PPP dhe mbrojtjen e zonave turistike apo luginave të lumenjve. Në vitin 2014 prodhimi mes shoqërisë KESH dhe privatëve ishte në raportin 72% me 28%.