Ballina Politika Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, Elva...

Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, Elva Margariti reagon për herë të parë pas shkarkimit

47
0

Ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas krijimit të ministrisë së re, asaj të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës që solli dhe largimin e saj nga detyra.

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste. I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri! Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, shkruan margariti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu