Ballina Sport Tirana shet sulmuesin në Korenë e Jugut për 75 mijë euro

Tirana shet sulmuesin në Korenë e Jugut për 75 mijë euro

84
0

Kaina Nunes dhe Tirana duket një dashuri që s’mund të vijojë më. Sulmuesi nga Brazili ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon duke shënuar katër gola, me bardheblutë që do e shesin në merkaton e janarit.

Nëse jemi mësuar me shifra të majme në futbollin evropian, te Tirana janë të kënaqur ta lënë të lirë 26-vjeçarin për vetëm 75 mijë euro. Sipas Supersport, Tirana dhe koreano-jugorët e Chungnam Asan janë marrë vesh dhe pritet vetëm firma në kontratë.

Disi e çuditëshme që Tirana po lëshon një sulmues “pykë”, duke ditur se vijon të jetë e bllokuar në merkaton hyrëse për shkak të borxheve të papaguara. Edhe pse 75 mijë euro, te Tirana mbase janë të kënaqur duke ditur se në verën e 2023 e afruan falas sulmuesin nga Vllaznia.

Kujtojmë se Tirana këtë janar largoi për 300 mijë euro Florent Hasanin, sulmuesin 26-vjeçar te Rapidi i Bukureshtit në Rumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu