Ballina Politika Agron Gjekmarkaj: Pse nuk shkoj të protestoj poshtë ballkonit të Berishës

Agron Gjekmarkaj: Pse nuk shkoj të protestoj poshtë ballkonit të Berishës

51
0

Nuk shkoj sepse nuk preferoj të jem përballë drejtësisë si protestues”. Kështu u shpreh deputeti Agron Gjekmarkaj në studion e “Frontline Interview” kur u pyet nga gazetarja Marsela Karapanço përse nuk shkon të protestojë poshtë ballkonit të Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

“Nuk shkoj sepse nuk preferoj që të jem përballë drejtësisë si protestues. Preferoj të jem analizues, reagues, përpiqem me modesti ta përmirësoj atë që e konsideroj padrejtësi apo gabim. Kur nuk e bëj për vete, e kam të vështirë ta bëj edhe për të tjerë”- tha deputeti.

Më tej Gjekmarkaj edhe pse e konsideroi Berishën si shumicë në PD tha se duhej që në të ardhmen partia të kishte një lidership të ri politik ku as Basha dhe as Berisha të mos jenë pjesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu