Ballina Aktualitet Avokati tregon çfarë i ndodhi me gazetarin Blendi Fevziu pas një vrasje...

Avokati tregon çfarë i ndodhi me gazetarin Blendi Fevziu pas një vrasje në Rrëshen: Refuzoi bukën dhe…

50
0

Avokati Alfred Duka i cili drejton edhe një bujtinë të njohur në zonën e Rrëshenit tregon një histori që i ka ndodhur me gazetarin e Klanit, Blendi Fevziu.

“E risolla këtë foto për të theksuar një moment të rëndësishëm profesional të Blendi Fevziut, i cili ka qenë i vetmi mik në Kullën time që ka dalë pa bukë, pavarësisht se hyri në kuzhinë dhe mbeti pa mend (siç vetë tha për gatimet)” – shkruan Duka duke publikuar dhe foton.

Po pse ka refuzuar Fevziu ushqimin? Megjithëse ai merret me politike jo me kronike te zeze, i ka thene te zotit te bujtines qe duhej te ndiqte nje vrasje.

“Një lajm që dha TV, për një vrasje që ndodhi në Laprakë në një lokal u bë shkaku. Është ky momenti i fiksuar në foto, në ndërkohë që dreka po shtrohej, ai nuk pranoi për të ngrënë.

Pasi i urova mirëseardhjen, e ftova në tavolinë për drekë, por ai tha jo. Mbeta disi i habitur dhe e pyeta; çfarë nuk shkon pas gjithë atij komplimenti që bëre në kuzhinë, pasi nuk po kuptoj asgjë?

– Kisha planifikuar për të ndejtur e ngrënë për qef, pasi sonte nuk e kam planifikuar për të dhënë emisionin tim, por kjo ngjarje ndoshta do të më detyrojë dhe kësisoj nuk mund të ulem në tavolinë.

-Po ju keni kohë sa të duash për të gjitha.

-Aha, jo jo, në emisionin tim, kurrë nuk shkoj i ngrënë, pasi më cenon cilësinë e drejtimit të tij”– tregon ai, bisedën me Fevziun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu