Ballina Politika Bardhi e Noka përplasen ashpër me Açkën! E pengojnë të nisë komisionin,...

Bardhi e Noka përplasen ashpër me Açkën! E pengojnë të nisë komisionin, i shkulin mikrofonin: Po i shërben Ramës

39
0

Lufta brenda Partisë Demokratike është zhvendosur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

Gjatë përplasjes nuk kanë munguar as skenat e dhunës, nga ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen Flutura Açka. Kryetarja e Komisionit efuzonte që t’u nënshtrohej skenarit të tyre të dhunës, skenar i përsëritur prej kohësh nga Rithemelimi.

Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Më pas mbledhja u ndërpre.

Debati i plotë

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve.

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës…

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar…

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve…

Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër…

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë.

Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje.

Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës…

Flutura Açka:Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto çështje…

Gazment Bardhi: Nuk ulem.

Flutura Açka: Ulu flasim bashkë.

Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë që makinacioni i fundit të qeverisë për të miksuar Ekonominë me Kulturën….

Gazment Bardhi: Flutura mbylle Komisionin.

Socialistet: O Flamur ca je duke bërë, me një grua do merresh

Flutura Açka: Nuk e ndërpres se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi!

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer Edi Ramës.

Noka: Po i shërben Edi Ramës, turp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu