Ballina Aktualitet Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e Berishës për masën...

Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e Berishës për masën “arrest shtëpie”

44
0

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha që ka apeluar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Çështja penale u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe do të shqyrtojë ankimimin që Berisha ka bërë për të rrëzuar masën e sigurisë së Shkallës së Parë, atë të arrestit shtëpiak.

Sali Berisha kërkon zëvendësimin e kësaj mase sigurie që ju caktua nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu