Komisioni i Medias u kthye paraditen e sotme në një ‘arenë’ përleshjesh brenda deputetëve demokratë.
“Janë në hall të madh, hall koke” komenton avokati Idajet Beqiri veprimet e sotme të Flamur Nokës dhe Gazmet Bardhit të cilët u përplasën me kryetaren e komisionit të medias Flutura Açka duke i kërkuar të ishin pjesë e ‘bojkotit’ me kaos të veprimtarisë së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të Rithemelit për ngritjen e komisioneve hetimore.
“Flamur Noka ka problem të rëndë me drejtësine. Pas pak ditësh do të dëgjoni çfarë do të pëlcasë për Nokën. Me atë vilën e Gjirit të Lalzit që është pastrim i dukshëm i parasë. Por ka dhe probleme të tjera”, tha Beqiri në një intervsitë për Report Tv.
Më tej Beqiri është i bindur se SPAK nuk do të ndalet tek Berisha, por do të vijojë më tej.
“Janë të dy (flet dhe për Berishën) të Beogradit. Më vjen keq që e them se duket si teori konspiorative por Flamur Noka mendon se shqiptarët kanë rënë në gjumë. Flamur Noka nipi i kujt është? Është i ish-gjeneralit famëqek të UDB-së së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvink.
Janë në hall të madh. Jam i bindur që Berisha do e marrë këmbën zvarrë. Defterët janë hapur e kushtdo që ka bërë korrupsion e krime të organizuara do u vijë dhe po u vjen radha. Pandëshkueshëmria vdiq nhë herë e përgjithmonë në këtë vend”, vijoi Beqiri.
“Bardhi është bashkëpunëtor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Se vrasja nuk bëhet se mu tek”, vijoi ai.
Sa i takon Berishës thotë se ai tashmë është braktisur nga qytetarët.
“Populli e ka bojkotuar. Vazhdon Sali Baba me 40 hajdutë.. Populli e ka bojkotur. Është me SPAK e me drejtësinë”, tha avokati.