Ballina Politika Ish deputeti demokrat: Si më vuri prangat Ilir Meta në 2001, ja...

Ish deputeti demokrat: Si më vuri prangat Ilir Meta në 2001, ja pse ishte arrestim brutal dhe politik

46
0

Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj  ka kujtuar janarin e vitit 2001 kur është arrestuar dhe më pas si erdhi lirimi i tij.

“Beleri nuk do e marrë mandatin dhe nuk do bëjë betimin. Unë jam arrestuar në mesnatë në janar rë 2001… Kanë protestuar për arrestimin tim. DASH, OSBE-IDIHR e kanë quajtur arrestim brutal, politik. Deputeti i kuvendit ka të njëjtin imunitet që ka anëtari i gjykatës së lartë kushtetuese dhe çdo gjyqtar. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, jam arrestuar në Tropojë në banesën time, jam zgjedhur deputet…

Gjykata e lartë më 24 korrik të 2001 më ka liruar nga burgu. Ishte kërkesë e avokatëve të mi sepse unë kisha të njëjtin imunitet që ka gjykatësi që kishte vendosur arrestimin tim. Më pas në 2002 kam shkuar në gjykatën e lartë e cila e ka pushuar çështjen për mungesë provash.

Kryetari i bashkisë i  zgjedhur me votë, pra Beleri, nuk ka imunitet. Ai mund të ndalohet arrestohet.  Mediu ishte deputet ministër dha dorëheqjen dhe prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit. Pastaj Mediu u rizgjodh deputet. Kam parë e mendimin e pakicës dhe të shumicës. Edhe pse u zgjodh deputet mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm. Tani te rasti Berisha, kërkesa e SPAK është arrest shtëpie për Berishën, s’ka shanse që ai të shkojë në parlament”, tha Haklaj në “Repolitix” në Report Tv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu