Ballina Europë Izraeli po riarmatoset, zbulohet shifra marramendëse – ja sa do të shpenzojë...

Izraeli po riarmatoset, zbulohet shifra marramendëse – ja sa do të shpenzojë për mbrojtjen

86
0

Qeveria emergjente e Izraelit ka miratuar një amendament buxhetor për vitin 2024, i cili shton 55 miliardë shekelë, pra 15 miliardë dollarë, në shpenzimet e mbrojtjes. Paketa e miratuar dje përfshin gjithashtu fonde për dëmshpërblimin e të prekurve drejtpërdrejt ose tërthorazi nga operacionet kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe fonde shtesë për shëndetin, policinë, mirëqenien dhe arsimin.

“Ne kemi ndryshuar prioritetet tona , në mënyrë që çdo rezervist, çdo luftëtar dhe familjet e tyre të dinë se ka një qeveri që i mbështet dhe që kujdeset për ta,” tha Ministri i Financave Bezalel Smotrich.

Vendimi u mor pas më shumë se 24 orësh debati, me momente tensioni si largimi i dhomës “me zemërim” nga kreu i Arsimit Yoav Kisch, një anëtar i partisë Likud të Netanyahut.

Në total, në vitin 2024 Izraeli do të shpenzojë 582 miliardë shekelë (rreth 154 miliardë dollarë), 70 më shumë se sa pritej, me një deficit të barabartë me 6.6% të PBB-së. Vitin e kaluar qeveria e Tel Avivit miratoi një buxhet për 2023-2024, por shpërthimi i luftës tronditi situatën dhe i detyroi autoritetet të rishikojnë ndarjen e fondeve për sektorë të ndryshëm.

Ministrat e Partisë së Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Benny Gantz votuan kundër amendamentit pasi kërkesat e tyre për ngrirjen e pagave të deputetëve dhe zvogëlimin e ministrive u refuzuan. Formacioni centrist shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij që të ashtuquajturat “fondet e koalicionit” nuk u pakësuan më shumë. Në veçanti, një marrëveshje midis Benjanim Netanyahu, Smotrich dhe partive të tjera fetare parashikonte ndarjen e 8 miliardë shekelave për fraksionet ultra-ortodokse që përbëjnë shumicën e qeverisë. Prej tyre, vetëm 2.5 u shkurtuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu