Ballina Rajoni Rikthehen protestat kundër Vuçiç në Beograd: Nuk ja mban të dalë para...

Rikthehen protestat kundër Vuçiç në Beograd: Nuk ja mban të dalë para turmës, po fshihet pas perdes

79
0

Zemërimi popullor, ndaj pretendimeve për manipulime në zgjedhje, nuk po zbutet në Serbi. Mijëra mbështetës të opozitës protestuan në kryeqytetin Beograd për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtarë u shënjuan nga parregullsitë dhe blerja e votave.

Në një adresim para turmës, Marinika Tepiq, lidere e aleancës “Serbia kundër Dhunës”, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, e bëri të qartë se opozita vazhdon të jetë e vendosur të kontestojë rezultatin zgjedhor. Muajin e kaluar Tepiq, hyri në një grevë dy javore për të kundërshtuar rezultatin.

“Jo vetëm Europa, por i gjithë planeti e di se i kemi kapur hajdutët me presh në duar. Presidentit Vuçiç nuk ja mban të dalë para turmës, por fshihet pas perdes. Ky djalë i guximshëm nuk është në gjendje të përballet me popullin e tij”, tha ajo.

Partia Përparimtare Serbe në pushtet siguroi 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd por lideri i SNS Millosh Vuçeviq, theksoi se votimet në kryeqytet nuk mund të përsëriten nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal.

Me një popullsi prej 1.4 milionë banorë, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe drejtuesi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet.

Protestat u organizuan edhe për të shënuar përvjetorin e 6 të vrasjes së Oliver Ivanovic, politikanit serb të Kosovës. Ai u vra para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut dhe politikanë të opozitës e drejtojnë gishtin nga Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu