Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është denoncuar në polici. Këtë herë në Sarandë.
Një 17 vjeçar është në procedim penal në gjëndje të lirë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe“, sqaron policia.