Ballina Europë Belgjikë, policia zbulon në një bodrum të Antwerp-it pikturat e vjedhura të...

Belgjikë, policia zbulon në një bodrum të Antwerp-it pikturat e vjedhura të Picasso-s dhe Changall me vlerë 900 mijë dollarë

56
0

Policia belge ka gjetur piktura të vjedhura të Picasso dhe Chagall në një bodrum në qytetin e Antwerp, thanë autoritetet lokale të martën, duke shtuar se veprat e artit janë ende në gjendje të mirë.

CNN shkruan se Pikturat, “Tête” e Picasso-s dhe “L’homme en prière” e Chagall-it, u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në vitin 2010 dhe kapin vlerën e 900,000 dollarëve.

Në momentin e grabitjes janë vjedhur edhe bizhuteri në vlerë prej 680 mijë dollarësh por janë gjetur vetëm pikturat.

Policia lokale kishte nisur një hetim kur një burim i informoi se një shtetas belg po i ofronte të dyja veprat e artit për shitje.

Prokurori vendas tha se i dyshuari kryesor është arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu