Ballina Politika “Sa e shite burrërinë?”, protestë para kryesisë së Kuvendit pas dhunës në...

“Sa e shite burrërinë?”, protestë para kryesisë së Kuvendit pas dhunës në Komisionin e Medias

76
0

Një protestë po zhvillohet para kryesisë së Kuvendit pas asaj që ndodhi ditën e djeshme në Komisionin e Medias, ku deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kolegen e tyre Flutura Açka duke i ndërprerë fjalën e shkulur mikrofonin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se dy deputetët ushtruan dhunë verbale ndaj Açkës, ndërsa nënvizoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më në Kuvend.

“Dy deputetët kanë turpëruar këdo që ka qenë aty. Deputet gra të parlamentit shqiptar dëshmuan fuqinë e fjalës së një gruaje.

Açka doli mbi dhunën, në vend të dhunës dhe britmave triumfoi arsyeja dhe logjika. Raste të tilla nuk duhet të ishin në parlament dhe nuk duhet të ndodhin më”, shtoi ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu