Ballina Kronika Agjentët italianë zbarkojnë në SPAK, marrin në pyetje Nuredin Dumanin

Agjentët italianë zbarkojnë në SPAK, marrin në pyetje Nuredin Dumanin

112
0

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale në Shqipëri, po shikohet me interes edhe nga hetuesit e huaj. Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjente të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.

Sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.

Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu