Ballina Kosovë Armë, telefona dhe dokumente/ Ja çfarë u sekuestrua nga operacioni i policisë...

Armë, telefona dhe dokumente/ Ja çfarë u sekuestrua nga operacioni i policisë në veri të Kosovës

103
0

Të enjten policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në dy fshatrat në veri, në Banjskë dhe në Lozhishtë. Përmes raportit 24-orësh, policia bën të ditur se gjatë bastisjes kanë treguar se në mesin e gjërave të konfiskuar janë edhe disa armë, transmeton Telegrafi.

“Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se njësitet relevante janë duke u marrë me rastin. Ndryshe, bastisjet në veri kanë të bëjnë me barrikadat që janë vendosur në dhjetor të vitit 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu