Ballina Politika Bardhi: Kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, s’mund të përfaqësohemi në...

Bardhi: Kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, s’mund të përfaqësohemi në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tonë

104
0

Gazment Bardhi pas bllokimit të mbledhjes për Komisionin e Reformës Zgjedhore, tha për mediat se grupi i deputetëve të tij dhe të Rithemelimit, nuk pranojnë përfaqësimin e tyre nga Alibeaj. Ai tha se i kanë gati propozimet për Reformën Zgjedhore por theksoi se më parë duhet që t’i kthehet legjitimiteti komisionit.

I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore por duhet që fillimisht t’i rikthehet legjitimiteti këtij komisioni. Unë nuk mund të përfaqësohem në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tim. Ata mund të jenë përfaqësues të asaj pjese që kanë besim tek ata, por sa kohë nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë për 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet se këta 7 deputetë do kenë mundësi të vetos dhe bashkëkryetarit. Kjo është e papranueshme, mungesë e thellë e legjitimitetit. Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëjmë sikur mblidhemi për caktimin e agjendës dhe më pas e lëmë në harresë”- tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu