Ballina Aktualitet ‘Nga nesër reshje bore edhe në lartësitë 300 metra’, specialistja e IGJEUM:...

‘Nga nesër reshje bore edhe në lartësitë 300 metra’, specialistja e IGJEUM: Ja cila do jetë dita më e ftohtë e muajit

69
0

Të nesërmen (20 janar), zonat veriore, juglindore dhe jugore të vendit pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës. Kështu u shpreh specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.

Gjoni tha se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë dhe gjithashtu theksoi se reshjet e dëborës do të bien deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit.

“Sot pasdite presim të kemi rënie të intensitetit të shirave ndërsa nesër presim të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë. Presim të ketë reshje në Elbasan, si dhe veri të vendit. Problematikë do mbeten reshjet e dëborës në veri, juglindje dhe jug ku do zbresin deri në 300 metra në nivelin e detit“- u shpreh Anira Gjoni.

Specialistja u shpreh se duke nisur nga e diela (22 janar), do të ketë rënie të temperaturave duke kulmuar me ditën e hënë kur pritet të jetë dita më e ftohtë e muajit janar me temperatura -10 gradë.

“Në zonat malore presim që këto temperatura të zbresin deri në -10 gradë. Të hënën në datë 22 do jetë dita më e ftohtë e janarit. Rënia do të fillojë që të dielën në datën 21”- shtoi specialistja.

Reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten nga dita e hënë e në vijim për t’u lënë vendin ngricave gjatë gjithë javës. Ndërsa në fundjavën tjetër, pritet të ketë një valë të ngrohtë që do të përfshihë vendin duke sjellë rritje të temperaturave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu