Ballina Kronika ’21 Janari’/ Artan Hoxha: Pa mediat, opozita e atëhershme do ishte ende...

’21 Janari’/ Artan Hoxha: Pa mediat, opozita e atëhershme do ishte ende në burg. Urdhër-arrestet ishin gati

79
0

Nesër bëhen 13 vjet nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i  Gjykatës së Strasburgut vulosi se 21 janari është një krim i pastër shtetëror.

Hoxha u shpreh se pasojat e 21 janarit vijojmë t’i vuajmë edhe sot, pasi atë ditë është vrarë shpirti i protestës.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte për median, që publikoi pamjet e vrasjes së protestuesve nga garda, sot gjithë opozita që thirri atë demonstratë do të ishin ende në burg.

“Po nëse kamerat e TV nuk do ta kishin kapur momentin e vrasjes, do ishim në versionin që vrasjet i bëri xhaxhi me çadër, do kishim opozitën në burg, fletë arrestit ishin gati për ta. Dhe i gjithë mekanizmi shtetëror e bindi opinionin publik; nxori video, dolën ministrat, dolën mjekët e mbyllën ngjarjen, deri në 11. 30 që dolëm me pamjet e vrasjes”, tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu