Ballina Politika 30 deputetë demokratë të përjashtuar në Kuvend, kryesojnë Bardhi e Noka me...

30 deputetë demokratë të përjashtuar në Kuvend, kryesojnë Bardhi e Noka me nga 6 herë

45
0

Mosbindja civile në Kuvend i ka kushtuar opozitës 30 deputetë të përjashtuar që nga sesioni i shkuar parlamentar e deri sot.

Listën e masave ndëshkuese të marra nga Sekretariati i Etikës e kryesojnë tre te ashtuquajturit rebelë të grupit demokrat, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati. Secili prej tyre është përjashtuar 6 herë nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.

Rasti më i fundit u shënua të premten, ku tre deputetët, përfshire edhe Asllan Dogjanin u ndëshkuan nga socialistët pas bllokimit që i bënë jo vetëm Komisionit të Medias, por edhe fjalës së Presidentit Bajram Begaj gjatë seancës plenare të 15 Janarit.

Lista e gjatë e përjashtimeve vijon me ish-Kryeministrin Sali Berisha, të cilin maxhoranca në Sekretariatin e Etikës vendosi ta ndëshkojë 5 herë, duke i kushtuar këtij të fundit 50 ditë mungesa në Kuvend përgjatë vitit që lamë pas.

Për shkak të kaosit, përplasjes me Gardën, zaptimit të foltores, përdorimit të bilbilave, flakadanëve e tymueseve në sallën e seancave plenare 4 herë u përjashtuan deputetët Albana Vokshi, e Saimir Korreshi.

Ndërsa Elda Hoti, Lefter Gështenja, Edmond Spaho, Luan Baçi e Asllan Dogjani janë përjashtuar nga 3 herë. Edi Paloka, Ervin Salianji, Kastriot Piroli, Isuf Çela, Oerd Bylykbashi e të tjerë rezultojnë të jenë përjashtuar nga një dhe dy herë gjatë sesionit të kaluar parlamentar.

Por në mesin e grupit të demokratëve ka edhe deputetë që u kanë shpëtuar ndëshkimeve. 6 prej tyre, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi e Qani Xhafa nuk kanë asnjë masë.

Mazhoranca e çoi në 60 ditë masën e përjashtimit. Por pavarësisht ndryshimeve në rregullore, demokratët duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga sjellja e tyre./Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu