Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e javës së 18-të. Te fitorja dolën Dortmundi dhe Freiburgu. Rezultat surprizë për Frankfurtin, që u barazua në fund 2-2 nga Darmstadt.
Këlni edhe njëherë nuk mundi të shkonte te pikët, duke marrë humbjen e 11 sezonale. Ishte Dortmundi që mposhti 0-4 vendasit, me verdhezinjtë që tanimë shohin të sigurt drejt zonës Champions. Malen me dopietë, Fullkrug dhe Moukoko ishin autorët e golave për Dortmundin.
Rezultat surprizë edhe për Wolfsburg. “Ujqit” ngecën në transfertë në barazimin 1-1 ndaj Heidenheim. Freiburgu iu fal golit të Sallait në fundin e sfidës për të mundur 3-2 Hoffenheimin.