Furnizimi me energji elektrike në Lezhë, edhe në këtë dimër, vijon të jetë në gjendje tejet problematike.
Kudo, në çdo njesi administrative, sidomos në Zejmen, Kolsh, Balldre, Shëngjin,Shënkoll, sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike nuk përballon përkeqësimin minimal të kushteve atmosferike.
Të fshehur pas “investimeve” fiktive janë shpërdoruar miliarda lekë fonde, duke shkaktuar situatën me të cilën banorët e Lezhës përballen sot : rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i amortizuar! Banorët dhe bizneset, në qytet dhe fshat, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.
Në 5 vitet e fundit, ministrat, deputetet e rilindjes dhe OSHEE, kane propaganduar mbi 5 milion euro investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë e Lezhës.
Faktet dhe realiteti tregojnë se nuk kanë qenë 5 milion euro investime por 5 milion euro abuzime: investime fiktive apo të kryera pa standarte, rrjeti tejet i amortizuar, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe punonjësve të OSHEE, furnizimi me tension të ulët i pamjaftueshëm për nevojat e familjeve dhe bizneseve.
Por, si gjithmonë, gjithçka është emergjente dhe e domosdoshme për banorët e Lezhës, as këtë herë nuk mund të ishte prioritet për qeverinë.
Buxheti i këtij viti 2024 ofron gjithmonë e me pak para për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë e sidomos në zonat rurale. Asnjë investim nuk është parashikuar nga OSHEE në Lezhë, ndonëse situata është emergjente. Mungesa e investimeve, amortizimi i rrjetit aktual dhe mos pasja prioritet e banorëve në këtë zonë është tepër shqetësuese. Ndërprerja e energjisë godet jo vetëm jetën familjare por më së shumti edhe bizneset.
◽️Në këto kushte, kërkoj që autoritetet përgjegjëse të marrin masa duke rishikuar fondet sa i përket planit të investimeve për vitin 2024 dhe parashikuar ndërhyrje urgjente në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Lezhë, si domosdoshmëri për banorët e Lezhës.
Furnizmi me energji eletrike është standart minimal që cdo qeverisje duhet tu sigurojë qytetarëve shqiptarë.
◽️Gjithashtu, inkurajoj vënien para përgjegjësisë të cilitdo ka abuzuar dhe shpërdoruar fondet publike.