Ballina Aktualitet Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten disa...

Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten disa hektarë tokë

58
0

Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në zonën e fshatin Murqinë të Krujës, nga ujërat e lumit Ishëm, i cili për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve të mëdha, ka dalë nga shtrati.

Reshjet që vijojnë tashmë prej orësh, dhe kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.

Sipas raportimeve, më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në fshatrat Bilaj, Derven, Mallkuc etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu