Ballina Sport Ronaldo shkëlqen në “Globe Soccer Awards”, fiton tre trofe, portugezi flet për...

Ronaldo shkëlqen në “Globe Soccer Awards”, fiton tre trofe, portugezi flet për favoritët në Champion dhe të ardhmen

45
0

C.Ronaldo nuk njeh as moshë e as limite. Ylli portugez ishte protagonist absolut në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”. CR7 fitoi tre trofe, lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, golashënuesi më i mirë i vitin 2023 dhe lojtari më i dashur nga fansat. Lojtari më i mirë i vit u shpall Erling Haaland ndërsa trajneri më i mirë Pep Guardiola.

“Man.City ka qenë fantastik, i përgëzoj për punën e tyre, lojtarët, trajnerin, të shkëlqyer. Më në fund e fituan Champions League, por mbase e meriton edhe dy vite më parë. Më pëlqen t’i shikoj, mendoj që edhe këtë vit kanë shanse për të fituar, por janë edhe Real Madrid dhe Bayern Munich”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas tek e ardhmja:

“Nuk e di, unë jetoj ditë pas dite. Kam pasur disa probleme, por tani i shoh gjërat ndryshe. Ndihem mirë dhe do të vijoj të luaj për sa kohë jam i aftë të shënoj. Mund ta ndihmoj akoma ekipin dhe përfaqësuesen”, shtoi ndër të tjera ylli portugez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu