Ballina Kuriozitete Turqia nisi astronautin e parë për në Hapësirë

Turqia nisi astronautin e parë për në Hapësirë

87
0

Misioni hapësinor Ax-3 ka filluar udhëtimin e tij për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) sot, duke u lansuar nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s me ekuipazhin e tij prej katër personash, i cili përfshin udhëtarin e parë turk, Alper Gezeravci.

Duke u nisur nga objekti i SpaceX-it në Cape Canaveral të Floridës në orën 16:49 me Kohën Standarde Lindore (ET) (2149GMT) në një raketë Falcon 9 të kompanisë private të eksplorimit të hapësirës SpaceX, ekuipazhi pritet të ankorohet në ISS rreth orës 5:15 të mëngjesit ET të së shtunës.

Gezeravci dhe tre shokët e tij të ekuipazhit nga Spanja, Italia dhe Suedia do të kryejnë mbi 30 eksperimente dhe demonstrime shkencore në ISS si pjesë e misionit Ax-3.

Ndryshe, Gezeravci është udhëtari i parë i Turqisë në hapësirë dhe do të kryejë 13 kërkime shkencore gjatë qëndrimit të tij 14-ditor në ISS.

Misioni Ax-3 drejtohet nga Michael Lopez-Alegria, që përfaqëson SHBA-në dhe Spanjën, ndërsa ekuipazhi përfshin gjithashtu pilotin Walter Villadei nga Forcat Ajrore Italiane, dhe Marcus Wandt nga Suedia, i cili përfaqëson Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Ngritja fillimisht ishte planifikuar të ndodhte më 9 janar, por u shty dy herë për më 17 janar dhe më pas më 18 janar.

Raketa 70-metërshe Falcon 9, me diametër 3,7 metra dhe peshë afërsisht 550 tonë, ka një kapacitet ngarkese prej 22 mijë kilogramë në orbitën e ulët të Tokës, 8,300 kilogramë në orbitën e transferimit gjeostacionar dhe 4,000 kilogramë në Mars.

Kapsula 8,1 metërshe Dragon, e cila mund të transportojë shtatë persona ose një sasi të barabartë ngarkese në zonën e saj nën presion me fluks ajri brenda, është në gjendje të transportojë ngarkesë në pjesën e pasme të saj pa presion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu