Vërshëllima për Smalling, duartrokitje për De Rossin dhe kore për Jose Mourinhon.
Tifozeria e Romës nuk e harron portugezin Jose Mourinho, i shkarkuar të martën, teksa krahas pankartave të shumta që shprehnin mirënjohjen ndaj tij, nuk munguan as koret dedikuar portugezit.
Duartrokitje edhe për Daniele De Rossin, djali i shtëpisë që pasi luajti me Romën gjithë karrierën si futbollist, u rikthye te verdhekuqtë me misionin e vështirë për të zëvendësuar Mourinhon.
Tërhoqën vëmendjen edhe vërshëllimat ndaj anglezit Chris Smalling, në momentin që në ekran u shfaq ai duke zbritur nga autobusi. Tifozeria e Romës duket se nuk ia fal atij dhe Renato Sanchezit, që pas shumë kohësh të dëmtuar, zgjodhën të flasin vetëm pas largimit të Mourinhos.
Sa i përket fushës, pjesa e parë u dominua totalisht nga Roma, që shënoi golin e avantazhit me anë të Lukakut dhe më pas dyfishoi shifrat me golin e kapitenit Loreno Pellegrini.