Ballina Politika 21 janari, Rama: Gjykata e Lartë të marrë vendim të drejtë nëse...

21 janari, Rama: Gjykata e Lartë të marrë vendim të drejtë nëse dosja do i kalojë SPAK! Drejtësia e re s’ka më frikë nga dordolecët politikë

60
0

Kryeministri Edi Rama thotë se shpreson që Gjykata e Lartë të marrë një vendim të drejtë më 27 shkurt, nëse dosja për 21 janarin duhet t’i kalojë SPAK dhe mos ta heqë nga kurrizi i prokurorisë pa shtyllë, siç e quajti ai.

Rama tha se ky 21 janar është i veçantë. Pasi tashmë kërkesa për drejtësi për 21 janarin vjen edhe nga Gjykata e Strasburgut.

“Ky është një 21 janari i veçantë sepse sot për herë të parë që prej 13 vitesh shpresa nuk ushqehet vetëm nga brenda nesh, por edhe nga vendimi i Strasburgut dhe nga vullneti shprehur i SPAK dhe GJJKO për të goditur drejt, lart, pa duart e lidhura nga pushteti politik, dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk ka mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar cka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak. Pastaj për ta cuar rezultatin e atij hetimi në duart e gjykatës së SPAK, ku më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do mund të shohin nën dritën e diellit ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Në të gjitha rastet, e kemi ditur apo jo Mark, e kemi ditur qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhën për herë të parë me dhjetëra mijëra vetë në marshimin e heshtur të 28 janarit 2011, se 21 janari është nga ato raste në historinë e botës, kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por nuk harron kurrsesi që të vijë.

Dua ta ndaj në emër të familjarëve, kolegëve, familjes politike që udhëheq vendin, qoftë vullnetin si gjithmonë të palëkundër për të qëndruar krah për krah deri në ditën e gjykimit të 21 janarit, por edhe besimin e ushqyer nga një moment dramatik në këtë histori që shënon kthesë dramatike në drejtimin e duhur dhe që fatkeqësisht nuk erdhi si rezultat i forcës së brendshme të sistemit të drejtësisë, por si rezultat i forcës europiane të drejtësisë”, tha Rama.