Ballina Sport E konfirmon “The Times”: Mourinho futet në bisedime me klubin e madh...

E konfirmon “The Times”: Mourinho futet në bisedime me klubin e madh italian, takim javën e ardhshme me presidentin e klubit

40
0

Gazetari italian, Carlo Landoni zbuloi se Mourinho dëshiron të qëndrojë në Itali dhe tashmë është konfirmuar edhe nga prestigjiozja angleze, “The Times”.

Sipas mediumit në fjalë, Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe tashmë i është ofruar skuadrës së Napolit.

“Special One” do të takohet javën e ardhshme me presidentin e Napolit, De Laurentiis, pasi skuadra të kthehet nga Arabia Saudite, aty ku ndodhet për të luajtur finalen e Superkupës së Italisë kundër Interit.

Për këtë arsye, portugezi është ende në Itali dhe po pret takimin me kreun e Napolit.