Ballina Politika I riu tenton të prishë homazhet e 21 Janarit, Berisha e mbështet

I riu tenton të prishë homazhet e 21 Janarit, Berisha e mbështet

100
0

Një protestues i tij, Daniel Katana, teksa kryeministri Rama ndodhej në Bulevard bashkë me familjarët e të ndjerëve, ka adresuar thirrje ndaj kreut të qeverisë duke e akuzuar këtë të fundit se i solli vetë për t’i vrarë.

Sikur të mos mjaftonte ky gjest Berisha nga arresti i shtëpisë, mbështeti reagimin e protestuesit të tij, duke thënë se i përplasi të vërtetën në fytyrë Ramës.

“Stop terrorit ndaj të riut. Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë”, shkroi Berisha.

Katana është shoqëruar nga policia dhe po e marrin në pyetje. Gjithashtu do t’i kontrollohet edhe telefoni. Katana i lindur më 20.05.2003 me banim ne Allias Tiranë , aktualisht është student në gjuhet e huaja për Anglisht.