Ballina Ekonomia Kërkesë e lartë për kredi, Banka e Shqipërisë: Në 2024 priten shtrëngime...

Kërkesë e lartë për kredi, Banka e Shqipërisë: Në 2024 priten shtrëngime të kritereve

44
0

Kërkesa për kredi si nga biznesi ashtu dhe nga individët vijon të mbetet e lartë. Sipas statistikave të kredidhënies të Bankës së Shqipërisë, rezulton se bankat e nivelit të dytë kanë lehtësuar politikat e tyre kredituese.

Qytetarët raportohet se kanë marrë kredi për të financuar blerjen e banesave dhe konsumin. Por ndërsa kërkesa për kredi nga individët mbetet e lartë, shkalla e miratimit të tyre raportohet në rënie në tremujorin e katërt të vitit 2023. Kjo për shkak të historikut të marrëdhënieve me bankën apo deklarimit të sigurimeve.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave, ku për këto të fundit politikat e bankave pritet të shrëngohen.

Ndërkohë kredia per bizneset u raportua në rritje në tremujorin e fundit të vitit 2023 dhe ajo u përdor kryesisht për financimin e investimeve dhe kapital qarkullues.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të vijojë e lartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2024.