Ballina Bota Miliarderët më të njohur ndërtojnë bunkerë jashtë ambienteve të banesave të tyre…...

Miliarderët më të njohur ndërtojnë bunkerë jashtë ambienteve të banesave të tyre… çfarë informacioni kanë ata?!

197
0

‘Përgatitja e Ditës së Fundit’ shihej si një hobi i kaluar në kufijtë paranojakë, por amerikanët e zakonshëm shpenzuan 11 miliardë dollarë për artikujt e mbijetesës, vetëm vitin e kaluar.

Sipas sondazheve, rreth një e treta e qytetarëve amerikanë pranojnë se po përgatiten, por pak prej tyre i kanë burimet financiare për ta bërë.

Ndërkohë më të pasurit në botë kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë qindra miliona për sigurimin e komplekseve nëntokësore, ishujve privatë dhe ‘apartamentet e mbijetesës’.

Në fund të vitit të kaluar u zbulua se  Mark Zuckerberg  po ndërtonte një kështjellë të fshehur prej 100 milionë dollarësh nëntokësore, nën fermën e tij në ishullin Havai, të kompletuar me energjinë dhe furnizimet e veta ushqimore dhe dyert rezistente ndaj shpërthimit, shkruan Daily Mail.

Sipërmarrësi miliarderi Frank VanderSloot, njeriu më i pasur i Idahos, së fundmi bleu një fermë prej 2,000 hektarësh në jug të kompleksit të Zuck-ut për 51 milionë dollarë.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ngritur pyetje të thella rreth mënyrës se si shtetet ndërveprojnë, duke gërryer normat e sjelljes ndërkombëtare”, thuhej në deklaratën e koalicionit jofitimprurës  të fizikanëve dhe studiuesve të tjerë të Buletinit të Shkencëtarëve Atomike.

“Dhe më e keqja, kërcënimet e fshehta të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore i kujtojnë botës se përshkallëzimi i konfliktit, aksidentalisht ose qëllimisht, është një rrezik i tmerrshëm”, thonë ata.

Këto shqetësime janë rritur vetëm pasi fushatat e bombardimeve të Izraelit mbi Gazën, në përgjigje ndaj Hamasit.

Shqetësimet e vazhdueshme për një pandemi tjetër, nuk kanë bërë asgjë për të zbutur frikën e kolapsit të shoqërisë.