Ballina Lifestyle Mori zarf të zi pas deklaratës ‘shokuese’ nën efektin e alkoolit, reagon...

Mori zarf të zi pas deklaratës ‘shokuese’ nën efektin e alkoolit, reagon për herë të parë Klodian Duro

56
0

Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip në edicionin e tij të tretë, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.

Duro, në reagimin në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit.

Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.

Reagimi i plotë i Klodian Duros:

Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.

Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.

Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.Vëllai i Madh moiri menjëherë masa, duke e përjashtuar nga gara.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.