Ballina Sport ‘Prapaskenat’ e La Liga, lojtari i Almerias shpërthen në akuza të rënda...

‘Prapaskenat’ e La Liga, lojtari i Almerias shpërthen në akuza të rënda pas humbjes me Realin

36
0

Te ekipi i Almerias ndihen të vjedhur. Skuadra e vendit të fundit të La Liga u mund me përmbysje 3-2 nga Real Madrid, në përballjen që zgjati mbi 100 minuta.  Lojtari i Almerias, Gonzalo Melero e ka patur të vështirë të përmbahet pas ndeshjes.

“Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… Disa interpretime, si goli me dorë i 2-2 i Vinicius…” – tha Melero.

I të njëjtit mendim ishte  edhe futbollisti tjetër i modestëve spanjoll, Marc Pubill. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim” – Theksoi Pubill.