Banorët e një qyteti në Meksikë sulmuan zyrtarët policorë dhe vandalizuan një ndërtesë të qeverisë lokale ndërsa protestat shpërthyen pasi një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.
Banorët në qytetin e Lerdo de Tejada – pranë shtetit të Veracruz në bregdetin e Gjirit – u përleshën me oficerët në vendngjarje dhe përmbysën një makinë policie përpara se të vunë zjarrin dhe të thyenin xhamat e bashkisë lokale.
Kjo vjen pasi Brando Arellano Cruz u qëllua të premten mbrëma pasi nuk ndaloi makinën e tij në një postbllok policie ndërsa po shkonte për në shtëpinë e gjyshes së tij.
“Pasi ai kishte parkuar, ata hapën zjarr kundër makinës dhe e vranë menjëherë”, tha babai i tij, Delfino Arellano Ramirez.
“Djali im vdiq menjëherë”.
Një turmë banorësh të tërbuar filluan të sulmonin oficerët e dyshuar të përfshirë, si dhe dy makina policie, një furgon dhe një pjesë të ndërtesës së bashkisë.
Familja raportoi se një oficer u largua nga vendi i ngjarjes dhe katër u dërguan në spital nga policia e shtetit.
Ata besohet të jenë të njëjtët katër oficerë që janë nën hetim për të shtënat.
Në një deklaratë, Maria Esther Arroniz Lopez, kryebashkiakja e Lerdo de Tejada, tha se i vinte “thellësisht keq” për humbjen e zotit Arellano Cruz, por shtoi se “dënon fuqishëm” protestuesit, të cilët tha se “përfituan nga kjo fatkeqësi”.
Ajo tha se qeveria kundërshton “përdorimin e pajustifikuar të forcës” dhe “do të zbatojë të gjithë ashpërsinë e ligjit kundër atyre që janë përgjegjës”.