Ballina Bota Tragjedi në ajër/ Rrëzohet avioni plot me pasagjerë, zbardhen detajet e para

Tragjedi në ajër/ Rrëzohet avioni plot me pasagjerë, zbardhen detajet e para

48
0

Një alarm është dhënë në veri të Afganistanit pas rrëzimit të një avioni indian në provincën Badakhshan.

“Aeroplani është rrëzuar, por vendndodhja e saktë nuk është specifikuar,” tha për AFP Zabihullah Amiri, një zyrtar në departamentin e kulturës dhe inteligjencës të provincës. “Jemi informuar nga fshatarët”, sqaroi zyrtari.

“Ne dërguam një ekip në vend, por nuk ka mbërritur ende”, shtoi ai, “nuk kemi detaje”.

Policia në veri të Afganistanit mori informacion për një aksident avioni në provincën Badakhshan, tha një zëdhënës i policisë provinciale, cituar nga Reuters.

Për momentin nuk dihet nëse avioni ishte për pasagjerë apo një mjet fluturues mallrash dhe as kompania që e zotëronte avionin.