Ballina Kronika Tropojë/ 3 turistë bllokohen në bjeshkët e Doberdollit, shkak dëbora! Shpëtohen falë...

Tropojë/ 3 turistë bllokohen në bjeshkët e Doberdollit, shkak dëbora! Shpëtohen falë ndërhyrjes së policisë

82
0

Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar falë ndërhyrjens së policisë pasi u bllokuan në bjeshkët e Doberdollit për shkak të dëborës, teksa udhëtonin me motorë dëbore.

Blutë bëjnë me dije se Emergjencat Civile të Kosovës kishin lajmëruar autoritetet e Shqipërisë ditën e sotme rreth orës 11:00 se 3 turistë nga Kosova, të cilët duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Policia sqaron se pas disa orësh kërkime në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, pasi 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Raportohet se ky turist ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.