Ballina Politika Balliu: Berisha në arrest shtëpie, Valter Bami dhe nipi i Rrahman Rrajës...

Balliu: Berisha në arrest shtëpie, Valter Bami dhe nipi i Rrahman Rrajës të lirë

62
0

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu, ka deklaruar se në fundjavë janë liruar dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, Valter Bami dhe nipi i Rrahman Rrajës. Në një deklaratë për shtyp, Balliu bëri një paralelizëm me ish-kryeministrin Sali Berisha, që gjendjet në “Arrest shtëpie”.

Balliu u shpreh se kjo është forca e lidhjeve politike të bandave. Sipas tij, Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën.” Balliu shton se Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme, sipas tij, ishte t’i kërkonin drejtësisë ‘së partisë’ ta arrestonte.

DEKLARATA E PLOTË: 

“Drejtësia e re” ka liruar gjatë fundjavës dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, dy kriminelë elektoralë të angazhuar në fushata kundër Partisë Demokratike, Valter Bamin dhe nipin e Rrahman Rrajës. Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë vazhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO. Denoncuesi i pakompromis i bandave gjatë kohës në opozitë, dhe burgosësi i tyre kur ishte në qeveri, mbahet në arrest, kurse bandat lirohen. Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re. Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.

Ky është pakti me Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën. Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë. Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë. Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte. Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira. Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës. Ky është cikli i zotërimit të së keqes. A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë? Jo. O sot, o kurrë! Është dita.